AktualitetPolitikëTë fundit

“Po e trajtojnë Ergys Agasin si Al Caponen e Shqipërisë”, Karamuço: SPAK po vendos në pikëpyetje hetimet

AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuar së fundmi në Shqipëri, pas hetimit të nisur nga Prokuroria e Posaçme e SPAK.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë diskutimit mbrëmjen e sotme në “Top Story” për dosjen e AKSHI-t, tha se  Ergys Agasin po trajtohet se Al Capone.

“Nuk më duken shumë të shëndetshme këto për narrativën që ne e kemi mbështetur për SPAK. E para, duhet të jemi më indiferentë dhe të mos biem pre e propagandave, duke filluar nga drejtoresha dhe të gjithë këta. Na është bërë Gys Agasi si Al Capone i Shqipërisë, s’e di ç’paska ngelur për të bërë tjetër. Linçohet e gjithë familja, edhe motra juriste. Nuk është person me precedent që të thuash ka kontakt të papërshtatshëm, është biznesmen që është hetuar me urgjencë tre herë. Nga duhani doli kjo gjë, por kjo gjë ka teorinë e provës në mes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com