AktualitetPolitikëTë fundit

“Ligji për ‘qeverisjen elektronike’ për mafien!”, Topalli: Dikur PS përfaqësohej nga Nano e Agolli, sot nga Zegjineja!

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli nga Kuvendi deklaroi se nuk do ia priste mendja kurrë që PS-ja të përfundonte me personazhe të tilla, duke ironizura kështu Zegjine Caushajn.

Topalli tha se kur kishte hyrë për herë të parë në Kuvend, pjesë e PS ishin Nano, Dritëro Agolli apo dhe Namik Dokle.

“Kur hyra për herë të parë në Kuvend PS ishte përfaqësuar nga Nano, Dritëro Agoli. Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Sot keni futur në rend të ditës atë që e quani si ligji ‘për qeverisjen elektronike’, por është ligj mafie. Siç është dhe ai për Kodin e Procedurës Penale, që mbron veten kur drejtësia të troket te zyra jote. Ju keni frikë dhe doni mbrojtje kur trokasin te dera. Hidheni si popcorn këtu dhe s’dini ça bëni!”, tha ajo.

Por Caushi  iu përgjigj duke i thënë se Topalli duhet “t’ia dijë për nder doktorin që ndodhet në parlament se pse Luli e nxori për zhelesh”.

“E dashur Jozefin duhet t’ia dish për nder doktorit se Luli të kapi prej zhelesh dhe të nxori jashtë. S’jemi në epokën tënde kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë”, u përgjigj Caushi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com