AktualitetPolitikëTë fundit

“Fusni imunitetin e Ballukut në Rendin e Ditës”, Peleshi i përgjigjet Bardhit: Fjalim patetik! Jemi brenda afateve, të hënën…

Pas akuzave që lëshoi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për çështjen Balluku se Kuvendi po bëhet pengesë për heqjen e imunitetit të saj, kërkesë që është bërë nga SPAK, vjen reagimi nga Niko Peleshi. Kryeparlantari e ka cilësuar patetik deklaratën e Bardhit.

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor.
Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin…Puna ime është ta mbaj në normalitet”, shprehet Peleshi.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com