“S’e pretendojmë dot që AKSHI të jetë i pahetueshëm”, Rama: Nëse “fiken dritat” e kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit!
Kryeministri Edi Rama prezantoi Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa.
Rama u shpreh gjithashtu se pa punën e bërë nga AKSHI, “Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit”
Bashkë me ministren kemi vendosur të ndërhyjmë në legjislacion et ë rrisim pagat duke ju thënë se ju kemi të shtrenjtë e të çmuar e nuk duam të braktisni shërbimin publik, nuk duam që talentin tuaj ta vini në shërbim të privatit. Duam të besoni se kjo është shtëpia juaj nga ku lehtësoni jetën e kaq shumë njerëzve.
Linda e ka hapur derën e AKSHI, AKSHI kishte një emër që nuk i thoshte asgjë askujt.
Sot AKSHI ka përdorues të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit përmes eAlbania-s. Fatkeqësi e madhe që emri i AKSHI të njolloset, por nga ana tjetër nuk mund të themi që për shkak të transformimit dhe barrës që mbani, AKSHI është i pa hetueshëm.
Këtë nuk e pretendojmë dot.
Nëse “fiken dritat” e kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit”, tha ai.
Fraksion.com

