AktualitetKosovaTë fundit

Rubio premton bashkëpunim më të fortë me Kosovën në të ardhmen

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar sot 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Rubio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve për të rritur prosperitetin e të dyja kombeve, “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona”.

Ai vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e Kosovës ndaj përpjekjeve amerikane për sfidat globale dhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë”, shtoi  Rubio.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com