“Gëzuar Komandant”, Rama ndan momentin e telefonatës me Hashim Thaçin: Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë, por…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet teksa flet në telefon me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë, ku po gjykohet së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës, ndërsa i shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit, teksa prokurorët kërkojnë 45 vite burg për të dhe secilin prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më tej ai i shprehu Thaçit keqardhjen që nuk mund të bëjë dot më shumë, ndërsa përsëriti sërish urimin për Ditën e Pavarësisë.

