Dosja “5D”, SPAK jep pretencën për Redi Mollën dhe dy bashkëpunëtorët e tij, ja sa vite burg kërkon për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen “5D”.
Anlia Hoxha raporto se sipas vendimit të shpallur, SPAK ka kërkuar 11 vjet burg për ish-drejtori i Bashkisë Tiranë, Redi Molla, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, Marglen Qato dhe Taulant Tushe, janë kërkuar përkatësisht dënim me 9 dhe 4 vjet. Po ashtu, Enton Punavija dhe Julian Zanaj janë kërkuar nga 3 vjet burg secili, ndërsa Albano Janku është kërkuar dënim me 2 vjet.
Një tjetër person i përfshirë, administratori Nestor Muhametllari, është kërkuar dënim me 7 vjet burg për përfshirje në veprimtari të paligjshme që kanë ndikuar në interesat publike.
Për më tepër, Molla, Qato dhe Tushe janë kërkuar dënime shtesë, duke përfshirë 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike, duke e bërë të pamundur për ta që të ushtrojnë detyra të ngjashme në të ardhmen.
Fraksion.com

