AktualitetPolitikëTë fundit

Rama vizitë zyrtare në Kosovë për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama niset sot për një vizitë zyrtare në Kosovës në kuadër të Ditës së Pavarësisë.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”

Policia kanë njoftuar se do të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare, Policia ka bërë të ditur se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com