AktualitetPolitikëTë fundit

“O Gys, o Gys”, Sali Berisha paraqitet në SPAK: E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës?

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

“E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës? O Gys – e thirrën- o Gys”, u shpreh ai para se të hynte në godinën e SPAK.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com