“Mos e lidhni me Ballukun, ka rrugën e saj”, Rama: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!
Kreu i qeverisë ka ashpërsuar tonet kur tha se nuk kush mendon që ka në dorë atë që i duhet për të vënë në shënjestër mazhorancën, thjeshtë sepse mundet, e ka gabim.
“Goditen burimet njerëzore në mënyrë të vazhdueshme dhe administrata e këtij vendit. Nisma adreson boshllëkun mendor të shoqërisë tonë që lidhet me faktin se për shkak se orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet funksion për funksion.
Kush e lidh me rastin konkret bën gabim sepse nuk ka fare lidhje, rasti konkret ka rrugën e vet.
Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur shumicën qeverisëse”, tha ai.
Fraksion.com

