“Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve”, Berisha: Për të mbrojtur krimet e tij, kërkon asgjësimin e sistemit të drejtësisë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar nismën ligjore të ndërmarrë nga PS-ja për çështjen e pezullimeve, duke marrë shkas nga rasti “Balluku”.
“Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për t’i hapur rrugën zgjidhjes së udhëkryqit më të rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria në të gjitha kohërat. Vetëm dorëheqja e këtij armiku të rrezikshëm të paqes dhe stabilitetit, kusht themelor për zgjidhjen e kësaj krize që po përpin vendin çdo ditë e më shumë. Rama për të mbrojtur krimet e tij monstruoze, vjedhjet e tij të pa llogaritshme, po kalon në veprimtari të tjera në asgjësimin e sistemit të drejtësisë në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten dhe bandën e tij plaçkitëse qeveri.
Fraksion.com

