AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nuk pranojmë të amnistohet asnjë i dënuar për korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se protesta e 20 shkurtit, e paralajmëruar nga opozita, do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës.

Pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”, i pyetur nga gazetarët në lidhje me projektligjin për amnistinë penale që pritet të shkojë në Kuvend, Berisha tha se qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë.

Berisha tha se “asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale”.

“Asnjë punonjës i kësaj administrate, i dënuar për lidhje me krimin, nuk mund të përfitojë. Përndryshe, amnistitë për personat e tjerë, janë një rutinë e përvitshme që bëhet zakonisht në prag të vitit të ri. Ky është qëndrimi ynë. Ne nuk pranojmë të amnistohet asnjë njeri i dënuar për korrupsion”, tha Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com