Demokratët zgjedhin kryetare një grua në degën e PD në Lezhë. Gjekmarkaj: Dëshmuan vlerat e demokracisë dhe frymën e bashkëpunimit
Donika Ndoji është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave të kësaj force politike.
Në një mesazh në rrjetin social facebook, Agron Gjekmarkaj përgëzoi degën e PD Lezhë për procesin zgjedhor, duke theksuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e demokratëve.
Gjekmarkaj shprehu gjithashtu vlerësim për kandidatët në garë, Paulin Marku dhe Salvador Kaçaj, duke i cilësuar ata si pjesë e një gare korrekte.
Fraksion.com

