Uashingtoni shpall si datë zyrtare 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Uashington bën të ditur se kryetarja e Kryeqendrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Muriel Bowser, ka vendosur që të shpall 17 Shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës, si datë zyrtare në Uashington.
Ambasada e Kosovës bën të ditur se në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington ka falendëruar Muriel Bowser në një reagim në platformën “X”.
“Faleminderit kryetarja Bowser që njohët zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, D.C.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Kosova kremton këtë të martë, më 17 shkurt 18-vjetorin e Pavarësisë.


