“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati pa media i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim me banorë të Durrësit, banesat e të cilëve preken nga zbatimi i projektit TID.
Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se vlera e përllogaritur për dëmshpërblimin e pronave nuk është në nivelin e duhur. Ai theksoi se kishte shkuar për të diskutuar pikërisht çështjen e kompensimit dhe jo për të rihapur debatin mbi vetë projektin, duke e cilësuar çmimin e ofruar si të padrejtë për banorët.
Teksa që ka theksuar se ky projekt do zbatohet më çdo kusht, ndërkohë që i ka kërkuar banorëve që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi. “Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën. Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja.
Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë” ka deklaruar Rama.
Fraksion.com

