AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshime në Kryeministri! Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi largohet nga detyra. Ja kush e zëvendëson

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, nuk është më në detyrën që mbante pranë kreut të qeverisë, Edi Rama.

Largimi i tij mësohet ka ardhur si rezultat i dorëheqjes, ndërsa arsyet nuk janë ende të qarta.

Prej një kohe të gjatë, Agaçi ka patur telashe me drejtësinë dhe është thirrur në SPAK për disa çështje në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Engjëll Agaçi largohet nga detyra pas plot 13 vitesh.

Mësohet  se ai do të zëvendësohet në detyrë nga Elsonida Rama.

Zëvendësuesja e tij, Elsonida Rama, aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Më herët, Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike.
Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme.

Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgën në këtë detyrë. Kjo e fundit u largua nga funksioni në shtator të 2025.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com