AktualitetPolitikëTë fundit

Balla takim me Grenell në Mynih: Partneritet i fortë SHBA-Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i PS-së për diasporën, mori sot pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Gjatë qëndrimit në Mynih, Balla zhvilloi një drekë pune me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për misionet speciale të ShBA.

Balla bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe ShBA.

“Ftesa për kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, “Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre”.

Balla gjithashtu i shprehu mirënjohjen të dërguarit special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të UÇK.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com