AktualitetTë fundit

Tentohet të grabitet dega e FiBank në Tiranë autori qëllon me kallashnikov

Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Mësohet se autori nuk ka arritur të marrë dot para dhe është arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë pasi autori ka qëlluar një herë me me armë zjarri.

Autori,  Bardhyl Fusha ës me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë.

Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com