AktualitetPolitikëTë fundit

Redi Muçi në Kuvend: Nëse nuk ju tremb molotovi, duhet të ruheni nga urrejtja e popullit

Deputeti Redi Muçi në fjalën e tij në Kuvend, ngriti shqetësimin e lidhur protestën e qytetarëve që po mbahet jashtë ambienteve të Kuvendit.

Ai kërkoi që përfaqësuesit e tre grupimeve që po protestojnë për të drejtat e tyre të ftohen në Kuvend dhe të dëgjohen shqetësimet e tyre.

Gjithashtu ai nënvizoi se qeveria është e zhytur në skandale e korrupsion, duke theksuar se nëse “nuk trembet nga molotovi, duhet t’i frikësohet urrejtjes së popullit”.

“Sjell në vëmendje se seanca e sotme ka nisur me protestën e tre grupimeve, të Rrjolit, të Durrësit dhe grupimit të ish minatorëve që protestojnë për statutin e minatorit. Përfaqësuesit kërkojnë të jenë të pranishëm në seancë dhe të shprehi  qëndrimet e tyre.
Nuk ka ndodhur që një qeveri të jetë kaq e legjitimuar me skandalet dhe kaq e dhunshme me qytetarët. Sa më shumë zhyteni në korrupsionin dhe luftoni sistemin e drejtësisë, aq më të dhunshëm bëhemi. Unë sugjeroj që nëse ju nuk ju tremb molotovi, të ruheni nga urrejtja e popullit. Unë ju sugjeroj që në emër të dinjitetin ta nisim seancën me dorëheqjen e qeverisë tuaj dhe të kërkoni falje për atë që i keni bërë vendit dhe të ftoni përfaqësuesit e grupimeve sociale në seancë”, tha ai.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com