“Imuniteti i Ballukut është imuniteti i Ramës”, Boçi: Parlamenti të mbyllet, duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve
Deputeti Luçiano Boçi ka mbajtur një qëndrim të ashpër në fjalën e tij në Kuvend. Ai ka kërkuar që mazhoranca të mos fshihet pas procedurave, por të dorëzojë Belinda Ballukun.
Ju nxirrni edhe njerëz, Forcat RENEA që na bëjnë 6 orë stërvitje, nuk njohin deputetët, këto forca RENEA kë njohin? Po ata që janë shpallur në kërkim a i njohin këta? Të dalin të bëjnë një bilanc sa nga ato të kërkuar të shpallur nga SPAK, kriminelë janë arrestuar. Por forcat RENEA arrestojnë adoleshentë, përballë parlamentit ishin policët ato që iu kthyen protestuesve, me molotov,. Ky parlament duhet të mbyllet dhe të mblidhet këshilli i mandateve dhe të imuniteteve.
Fraksion.com

