AktualitetPolitikëTë fundit

“Çfarë ke që shtrihesh ashtu?” tensione në Kuvend/ Bido merr fjalën/ Kapri-Peleshit: Respektoni opozitën, na jepni fjalën

“Çfarë ke që shtrihesh ti atje ashtu? Dhe ty do të të ikë mandati”, kështu iu drejtua Sali Berisha deputetit të PS Ardit Bido teksa po fliste në foltore.

Më pas foltores i është drejtuar Bido për të replikuar, por Berisha është ngritur nga vendi dhe ka shkuar te foltorja duke tentuar që t’i pengojë fjalën.

“Ju jeni dhe do ngeleni në opozitë”, iu drejtua ndër të tjera Bido Berishës.

Tensionet në Kuvend kanë vijouar  teksa deputetë të opozitës qëndrojnë ende në foltore,  dhe kërkojnë që të flasë Sali Berisha. Ndërkohë, Berisha ia dha fjalën deputetit të Mundësia, Erald Kaprit, i cili kërkoi që të respektohet opozita.

Erald Kapri: 
Zoti Kryetar, respektoi rregulloren e Kuvendet. Duhet të respektojmë opozitën, Ju lutem shumë

Peleshi: Uluni në vend se do ju jap fjalën për replikë.

Erald Kapri: Zoti kryetar nuk mund të vazhdoj kështu, nëse nuk respektoni opozitën. Ju nuk jepni një fjalë për replikë. Se më digjni dhe mua të drejtën për procedurë. Doja të flisja për banorët e Rrjollit dhe të Durrësit këtu. Kërkojnë të respektohet e drejta e pronës. Nuk mund të bëjmë seancë plenare në këto kushte. E kërkoi zoti Berisha për replikë fjalën, më pas ta marr unë për replikë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com