AktualitetNATO/BETë fundit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që konsiderohen vende të sigurta origjine. Për azilkërkuesit nga këto vende kjo do të thotë rregulla më të rrepta dhe procedura më të shpejta.

Procedura më të shkurtra azili

Me hyrjen në fuqi të klasifikimit ndryshojnë edhe kushtet për azilkëruesit nga këto vende. Pra jo vetëm që shkurtohen procedurat, por në të njëjtën kohë edhe barra e provës bie më shumë mbi azilkërkuesit. Shpesh kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, ndër to edhe Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kritikuan rregulloren e re. Sipas tyre ajo nuk sjell ndonjë lehtësi lidhur me dëbimin e azilkërkuesve, sepse një gjë e tillë ishte e mundur edhe më parë. Por kufizon të drejat e azilkërkuesve nga vendet e përfshira në listë, për shembull në lidhje me qasjen në tregun e punës, gjë që është problematike parë nga perspektiva e politikave të integrimit.

Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com