‘Të tronditur’ liderët, francez, australian dhe gjerman i dërgojnë ngushëllime Kanadasë
Nëntë persona janë vrarë dhe të paktën 25 janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë dhe një shtëpi aty pranë në “komunitetin e vogël e të lidhur ngushtë” të Tumbler Ridge, British Columbia.
Liderët ndërkombëtare ndërkohë kanë reaguar ndaj të shtënave fatale në Kanada, ja disa nga komentet e fundit:
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Franca “qëndron përkrah” popullit kanadez. “Tmerri ka goditur një shkollë në Tumbler Ridge, Kanada. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të plagosurit dhe të gjithë komunitetin arsimor”, shkruan ai në X
Kryeministri australian Anthony Albanese thotë se është “i tronditur” dhe “i trishtuar” nga lajmi i sulmit. “U dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta të gjithë kanadezëve të prekur nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shton ai
Kancelari gjerman Friedrich Merz përshkruan se është “thellësisht i tronditur” nga lajmi i të shtënave. “Mendimet tona janë me njerëzit e Tumbler Ridge ndërsa ata vajtojnë familjet, miqtë dhe të dashurit e tyre. U uroj atyre që u plagosën shërim të shpejtë.”
Shkolla e Mesme Tumbler Ridge, vendi ku ndodhi të shtënat fatale, ndodhet në qytetin e vogël Tumbler Ridge në British Columbia, Kanada.
Një regjistrim i vitit 2021 tregoi se popullsia e qytetit ishte rreth 2,400 banorë.
Një faqe e distriktit të British Columbia në lidhje me shkollën e mesme e përshkruan atë si një shkollë publike me 160 nxënës të regjistruar në të gjitha klasat. Këta variojnë nga klasa 7, moshat 12 dhe 13, deri në klasën 12, moshat 17 dhe 18 – kjo është ekuivalenti i vitit 8 deri në vitin 13 në sistemin shkollor të Mbretërisë së Bashkuar.
Të dy shkollat do të mbyllen për pjesën e mbetur të javës, ndërsa identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike.

Fraksion.com

