AktualitetPolitikëTë fundit

“Janë të gjitha të filmuara”, Berisha: Policia hodhi mjet piroteknik ndaj operatorit të News24. Tërhoqën zvarrë protestuesit

I ashpër ka qenë kryetari i PD-së, Sali Berisha, sa i takon incidentit që ndodhi në protestën e mbrëmshme të opozitës, ku teksa u hodh molotov, operatori i News24 Aldo Kashri u përfshi nga flakët. Berisha tha se mjeti piroteknik u hodh nga policia. Po ashtu ai tha se

“Këto janë të gjitha të filmuara. Barbari e vërtetë ndaj gazetarëve. Arjan Hasimi mbeti i afiksuar, demonstrues tjetër me aftësi thellësisht të kufizuar u tërhoq zvarrë sikur të mos ishte njeri, e hoqën nga karrigia e tij.

Gazetarëve u hodhën me qëllim sasi të mëdha gazi që të mos përmbushnin misionin e tyre.

Ndaj një operatori të News24 u hodhën nga policia mjet piroteknik. U hodh nga policia por mbetet për t’u vërtetuar se cili ishte mjeti.

U ndaluan 25 vetë nga të cilët 17 vetëve u janë komunikuar masatë arrestit pa absolutisht asnjë fakt. Thjeshtë i kapën për numër”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com