AktualitetPolitikëTë fundit

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci në mbrojtje, Vengu: Këtë vit stërvitja e parë trepalëshe

Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ndërmjet shefave të shtabeve të tre vendeve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi rëndësinë e këtij takimi.

“Më shumë bashkëpunim ushtarak, më shumë ndërveprueshmëri, më shumë gatishmëri operacionale”, shkruan Vengu.

Ai shtoi se fokusi do të jetë në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

“Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia në këtë mënyrë po konkretizojnë në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakordësuan kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

 

Fraksion.co

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com