Transparency International publikon raportin për korrupsionin: Ja si renditet Shqipëria në
Në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit Shqipëria ka shënuar rënie me 11 vende.
Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, ka përfunduar në 39 pikë në raportin e vitit 2025, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria renditej e 80 mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91.

Ndërsa Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International, duke shënuar një rënie për 1 pikë krahasuar me vitin paraprak.
Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri vende më poshtë se në 2024.
Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.

Fraksion.com

