AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike: Shqipëria trajtohet si aleate e besueshme

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi mëngjesin e sotëm detaje nga takimi në Washington me Zëvendëssekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në botë.

Spiropali njoftoi se në fokus të takimit ishin çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, deklaroi Spiropali në postimin në rrjetet sociale ku publikoi edhe momente nga takimi.

“Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta”, përfundoi kryediplomatja shqiptare.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali  zhvilloi javën e kaluar vizitë në në Uashington ku pati disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në disa dimensione.

📍Departamenti i Shtetit – 🇦🇱🇺🇸 Në Washington zhvillova një takim përmbajtësor me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën.
Folëm për çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.
Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com