“Sa të kem frymë në trup”, skandali Epstein, Starmer: Nuk dorëhiqem! Kjo është lufta ime, është lufta jonë e përbashkët
Lideri i Partisë Labour, Keir Starmer, ka folur sot para Grupit Parlamentar të Partisë së tij, duke ripohuar se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga mandati dhe përgjegjësia ndaj vendit. Takimi u zhvillua në Westminster, ku atmosfera ishte e ngarkuar.
Takimi erdhi pas thirrjes së liderit laburist të Skocisë, Anas Sarwar, që Kryeministri të jepte dorëheqjen. Pas kësaj, disa ministra dhe deputetë të Starmerit shfaqën mbështetje të qartë për liderin e tyre. Kancelarja Rachel Reeves tha se Starmer po “ndryshon drejtimin e vendit”, ndërsa ish-nënpresidentja Angela Rayner bëri thirrje që deputetët të “bashkohen”.
Gjatë fjalimit të tij, Starmer theksoi: “Kam pasur kundërshtarë në çdo hap të rrugës dhe tani i kam sërish. Por pas gjithë përpjekjeve për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i gatshëm të tërhiqem nga mandati dhe përgjegjësia ime, apo të fut vendin në kaos, siç kanë bërë të tjerët.”
Starmer e përshkroi betejën me Reform UK si “luftën e jetës sonë, luftën e kohës sonë” dhe shtoi:
“Sa të kem frymë në trup, do të jem në këtë luftë, për vendin që dua dhe besoj, kundër atyre që duan ta shkatërrojnë. Kjo është lufta ime, kjo është lufta jonë e përbashkët.”
“Çdo betejë në të cilën kam marrë pjesë, e kam fituar”, u tha kryeministri deputetëve të tij dhe shpjegoi se nuk do të jepte dorëheqjen. Kam pasur kritikë në çdo hap të rrugës, dhe i kam edhe tani. Por do t’ju them këtë, pasi kam luftuar kaq shumë për mundësinë për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i përgatitur të heq dorë nga mandati im dhe përgjegjësia ime ndaj vendit tim, ose të na zhyt në kaos, siç kanë bërë të tjerët”, tha ai.
Fjalimi i tij erdhi një ditë pasi drejtori i komunikimit të Starmer, Tim Allan, dha dorëheqjen, pas largimit të shefit të kabinetit të Kryeministrit, Morgan McSweeney, i cili mori “përgjegjësinë e plotë” për këshillimin që Starmer të emëronte Peter Mandelson ambasador në SHBA.
Nga jashtë Partisë Laburiste, liderja e Tory, Kemi Badenoch, deklaroi se Starmer ka humbur kontrollin mbi partinë e tij.
Fraksion.com

