AktualitetTë fundit

Pezullohet efektivi pas ngjarjes në Laprakë, kanosje me armën e shërbimit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi sot se ka pezulluar nga detyra nënkomisarin F.H dhe ka nisur ndaj tij hetimin disiplinor, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në datën 9 shkurt në Laprakë.

Nënkomisari me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit.

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com