Opozita protestë kombëtare: Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Opozita proteston para Kryeministrisë, e dyta radhazi për këtë vit, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, pas skandaleve të kësaj të fundit me tenderat.
Organizatorët e kanë konsideruar protestën si vendimtare dhe vjen në një moment që ata e cilësojnë si “kilometrin e fundit”.
Në mesazhet politike, folësit ngjiten në podium, thirrje për veprim dhe një skenar i qartë për hapat e ardhshëm të opozitës pas përfundimit të tubimit.
Kujtojmë që në protestën e 24 janarit, mbështetësit e opozitës hodhë fishekzjarre e bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa më pas u mblodhën edhe përpara Parlamentit, ku u shënuan edhe përplasje me policinë.
Fraksion.com

