“Opozita po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës”, ANSA: Koktej molotovësh sulmojnë selinë e qeverisë
Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi Rama, pas protestave të opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-Kryeministri dhe Kreu i Shtetit Sali Berisha.
Ndërtesa qeveritare u godit gjithashtu nga fishekzjarre të fuqishme. Policia që ruante ndërtesën ndërhyri menjëherë. Thirrjet e përsëritura për qetësi, të drejtuara me anë të megafonit drejtuar protestuesve, u pasuan nga vendosja e topave me ujë, të cilët zbrazën sheshin përpara ndërtesës qeveritare. Disa minuta më vonë, disa qindra protestues u rikthyen, duke u përpjekur të thyenin kordonin e dendur të policisë të vendosur përpara ndërtesës. Një grup tjetër thuhet se u drejtua drejt ndërtesës së parlamentit.
Fraksion.com

