Dalin pamjet, si u dhunua nga policia deputeti i PD, Bledion Nallbati. Disa efektivë e godasin njëherazi
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar pamjet e dhunës së policisë, ndaj deputetit Bledion Nallbati, gjatë protestës së sotme para Kuvendit.
Kur dhunohet një Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.
Edi Rama, ky barbar që qëndron në zyrë, vetëm per të vjedhur Shqipërinë me bandën e tij, e ka fundin në koshin e plehrave të histories”, shkruan Këlliçi në mesazhin e tij në rrjetin social faceook.

