AktualitetKosovaTë fundit

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, reagimi i Ramës ndaj prokurorit të Hagës pëtr Thaçin

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot lidhur me procesin gjyqësor ndaj katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Rama iu referua deklaratave të prokurorit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë se Thaçi ka gënjyer ndërkombëtarët duke maskuar atë që po ndodhte në realitet.

“Çfarë idioti ndërkombëtar,” u shpreh ai.

Nga ana e saj, Prokuroria e Specializuar në Hagë pretendon se Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, duke sugjeruar që deklaratat e tyre duhen marrë me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve.

Prokurori theksoi se figura të njohura ndërkombëtare, si James Rubin dhe Wesley Clark, nuk kishin kuptuar plotësisht realitetin e situatës në terren dhe aftësinë e Thaçit për të maskuar veprimet e tij, çka sipas tij ndikoi në perceptimin e tyre për funksionimin e UÇK-së.

“Ata nuk e dinin se ai (Thaçi) mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues dhe për të cilën do të marrë vendimet përkatëse. Vendimet e tyre nuk ishin në përputhje me standardet ligjore ndërkomnëtare sa i takon kontrollit efektiv. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK mund të mos ketë në gjendje të ushtrojë komandën sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, po as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë flet për shumëllojshmërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë eprore sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, u shpreh Prokurori.

Sot është dita e dytë e përmbylljes së deklaratave në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh burg për secilin nga të akuzuarit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, në disa zona të Kosovës dhe veriun e Shqipërisë. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Pas përmbylljes së deklaratave përmbyllëse, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili ka afat tre muaj për të marrë vendim, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com