“300 apartamente ka sot lubia, kurse një të riu i duhen 104 vjet për të blerë shtëpi”, Berisha: Rama ngriti me AKSHI-n, skemë vjedhje për të grabitur me baxhanakun e tij 100% paratë e shqiptarëve
Sali Berisha: Edi Rama në 12 vite ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes, duke e përgjysmuar atë në 10 vite, duke e shndërruar në një të ardhme jo të largët në një territor gjeografik të zbrazur nga shqiptarët. Kë përzuri Rama nga Shqipëria? Ka përzënë rininë.
300 apartamente rezulton se ka lubia ndërsa 104 vite duhet të paguajë një I ri për të blerë një apartament, e kuptoni se s’mbrohen hajduttë o të nderuar policë, largohuni andej se betejën e keni me hajdutët.
Ka përzënë shtresën e mesme duke ua bërë jetën e papërballueshme, 33 mijë euro pi një shishe vere në ditë, sa cmerrni 6 prej jush rrogën vjetore. Me taksa ua mori dhe ato pak fitime u bizneseve të vogla duke i detyruar të largohen. Vetëm kaq do mjaftonte që ai të quhej hajdut më i rrezikshëm i Shqipërisë.
Fraksion.com

