Spiropali: Diplomacia jonë ka mbetur me struktura që nuk i përgjigje nevojave të kohës
Ministrja për Punët e Jashtme Elisa Spiropali, ishte sot në Komisionin për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike.
Në prezantim të projektligjit për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali u shpreh se prej ndryshimeve do të përfitojë shoqëria, qytetarët dhe bizneset.
Sipas Spiropalit, ndryshimet në ligj do të sjellin një përshtatje të diplomacisë me nevojat dhe kërkesat e kohës.
Për më shumë se një dekadë bota ka ndryshuar, ndërsa diplomacia jonë ka mbetur me struktura që nuk i përgjigjen më nevojave.
Pr ligji është përshtatje e diplomacisë me kërkesat e reja. Ndryshimet e propozuara sjellin përfitime konkrete për të gjithë, që nga qytetarët e deri te bizneset. Për qytetarët rritet niveli i mbrojtjes të të drejtave jashtë vendit dhe përmirësohet shërbimi konsullor.
Fraksion.com

