“Avokat i turpshëm i saj”,Berisha: Rama shkon në Bruksel me fustanin e Ballukut
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Balluku.
“Sot Rama kërcënoi prokurorinë dhe gjykatën dhe u zotua se do të mbrojë deri në pikën e fundit veten dhe Ballukunb. Ai është thirrur sot në Bruksel, sipas mediave. Ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustnin e Lubi Ballukut.
Në kuptimin që shkon si avokat i turpshëm i saj dhe të gjitha i ka prej saj. Në Bruksel dhe mbarë kryeqytetet është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Rama. Në agjencinë e dominuar nga familja e tij, AKSHI, jo vetëm që ka përfituar miliona, por ka urdhëruar pengmarrje dhe krime të shëmtuara. Rama po shkon drejt fundit të tij të merituar”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com

