AktualitetPolitikëTë fundit

U tërhoq nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e Prefektit të Tiranës, me vendim të Qeverisë, një funksion i rëndësishëm ky në administratën qendrore të qarkut.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

Në korrik 2016, Shkëlqim Hajdari u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm nga Këshilli i Ministrave, një post që e mbajti për më shumë se 9 vjet. Në këtë detyrë ai mbikqyri funksionimin e inspektorateve të ndryshme në vend, në varësi të kryeministrit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com