Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, duke lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut.
Sipas Lalës, trupa e përbërë prej 8 anëtarësh e Kushtetueses ka votuar 4 me 4, duke rrëzuar kërkesën e qeverisë.
Kjo ishte mbledhja e tretë e GJK për këtë çështje, kur dy mbledhjet e mëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.
Çështja “Balluku” është çështja me interes më të lartë publik, nga çështjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, duke pasur parasysh rikthimin në detyrë të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Kjo pasi sipas ligjit nuk mundet që ndaj një personi të vendosë tre masa sigurie. Kjo do të detyronte Prokurorinë e Posaçme që të hiqte dorë nga një nga masat e vendosura ndaj ministres, pra “Pezullim nga detyra” ose “Pengim për daljen jashtë vendit”.
Kujtojmë se SPAK, ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për Ballukun dhe arrestimin e saj për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në tenderë të mëdhenj publikë.
Fraksion.com

