“Kancelaritë evropiane e kanë në rreth të kuq”, Berisha: Rama po rrezikon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE duke mbrojtur Ballukun
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën qeverisëse se po rrezikojnë seriozisht procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas Berishës, burime që ai i cilësoi si serioze informojnë për diskutime të gjera që po zhvillohen në institucionet evropiane, ku, sipas tij, nuk përjashtohet as mundësia e rishikimit apo zhbërjes së procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai lidh këto zhvillime me atë që e quajti sjellje antikushtetuese, antidemokratike dhe antiligjore të kryeministrit, duke përmendur konkretisht çështjen e dosjeve që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe AKSHI-n.
Kreu i opozitës theksoi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është një nga proceset më jetike për të ardhmen e vendit dhe, sipas tij, po vihet në rrezik nga veprimet e qeverisë aktuale.
Fraksion.com

