AktualitetTë fundit

Iu vendos eksploziv në makinë, Marash Gjikola me precedent të mëparshëm kriminal

Personi në foto është Marash Gjikola, 57 vjeç, të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij mbrëmjen e së enjtes.

Sipas informacioneve zytare, Gjikola, me precedent të mëparshëm kriminal, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i cili dyshohet si person i përfshirë në vendosjen e eksplozivit.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com