AktualitetPolitikëTë fundit

Indeksohen 2,5% pagat në sistemin e drejtësisë dhe administratë

Këshilli i Ministrave miratoi sot rritjen me 2,5% të pagës referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Pas indeksimit, paga referuese bazë arrin në 156,825 lekë në muaj, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti i vitit 2026.

Në të njëjtën kohë, është miratuar edhe indeksimi me 2,5% i pagës së Presidentit të Republikës, e cila pas rritjes arrin në 435,625 lekë në muaj.

Në mbledhjen e sotme u miratuan gjithashtu përditësime të strukturave të pagave për kategori të tjera të administratës publike, përfshirë Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Përveç indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve.

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrijnë efektet financiare nga data 1 janar 2026.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com