Gjykata Kushtetuese merr vendimin për padinë e kryeministrit Rama ndaj SPAK për Belinda Ballukun
Pas një mbledhjeje maratonë për gati 10 orë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendim në lidhje me ankimimin e bërë nga kryeministri Edi Rama ndaj vendimit të SPAK për Belinda Ballukut.
Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.
“Gjykata Kushtetuese vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Kushtetueses”, thuhet në vendim.
Fraksion.com

