Rama homazhe në varrin e papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë
Gjatë vizitës së tij në Vatikan, kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe edhe në varrin e Papa Françeskut. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali Zaho ata vendosën një buqetë me lule mbi varrin në Bazilikën e Shën Marisë në Romë aty ku prehet Papa.
Ndërkohë nuk mungon edhe një mesazh nga kryeministri i cili shprehet për Papa Françeskun se ka qenë mik i paharruar i Shqipërisë.
“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Rama u prit në një takim nga Papa Leoni XIV.
Gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.

