Përdorte lojërat online për t’i futur në Kurth të miturit: Tmerr në Australi, si 27-vjeçari abuzoi me rreth 600 viktimat
Policia e Queensland ka ngritur akuza të rënda ndaj një burri 27-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shënjestruar në mënyrë aktive fëmijë përmes mediave sociale dhe platformave të lojërave online. Ai akuzohet për 596 vepra penale të lidhura me abuzimin e fëmijëve, që përfshijnë gjithsej 459 viktima në Australi dhe 15 vende të tjera.
Deri më tani janë identifikuar 360 viktima, mbi 200 prej tyre në Australi, ndërsa të tjerat jashtë vendit, kryesisht në shtete anglishtfolëse. Shumica e viktimave ishin djem të moshës nga shtatë deri në 15 vjeç. Hetimet janë ende në vazhdim, në bashkëpunim me autoritete ndërkombëtare, për të identifikuar viktimat e mbetura dhe për t’u siguruar atyre mbështetjen e nevojshme.
Akuzat përfshijnë prodhimin e materialeve abuzuese ndaj fëmijëve, kërkimin e shërbimeve seksuale nga persona nën moshën 16 vjeç dhe kontakt seksual me fëmijë përmes shërbimeve të komunikimit online. Burri pritej të paraqitej në gjykatë të enjten, ndërsa policia ka konfirmuar se edhe persona të tjerë të dyshuar janë nën hetim.
Fraksion.com

