AktualitetBota+Të fundit

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigurisht kjo vlen edhe për tregun e punës. Kjo është dramatike, veçanërisht duke pasur parasysh të ardhmen e sistemit të pensioneve.

Kjo korrespondon me një përqindje prej pothuajse një së katërtës (24.0 përqind) – “vlera më e lartë ndër të gjitha vendet e BE-së”, siç u tha. Për krahasim: mesatarja e BE-së për këtë grupmoshë është 20.1 përqind.

Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pension

Pjesa e dytë më e madhe në BE pas Gjermanisë regjistrohet nga Italia: atje, njerëzit e moshës 55 deri në 64 vjeç përbëjnë 23.0 përqind të të punësuarve.

Në Bullgari kjo përqindje është gjithashtu e lartë në 22.3 përqind. Sipas këtyre të dhënave, Malta ka numrin proporcionalisht më të vogël të personave të punësuar më të moshuar në BE: vetëm afërsisht një në nëntë të punësuar (10.8 përqind) është midis moshës 55 dhe 64 vjeç.

Pamje simbolike, një mjeke duke konjtrolluar një pacient të moshuar
Mjekët janë të kërkuar…Fotografi: Bonninstudio/Westend61/IMAGO

Edhe në Luksemburg (12.8 përqind) dhe Poloni (15.2 përqind), kjo grupmoshë përbën një pjesë relativisht të vogël të të punësuarve.

Shkaqet e moshës më të lartë

“Arsyeja kryesore për përqindjen e lartë të personave të punësuar më të moshuar në Gjermani është plakja gjithnjë e më e theksuar e popullsisë”, shpjegojnë statisticienët. “Plus, njerëzit në këtë vend po dalin në pension gjithnjë e më vonë.”

Mosha mesatare e daljes në pension për gratë dhe burrat në vitin 2024 ishte 64.7 vjeç. Në vitin 2004, ishte 63.0 vjeç për gratë dhe 63.1 vjeç për burrat. Një nga arsyet e rritjes është rritja graduale e moshës ligjore të daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2029.

Gjithashtu, sipas të njëjtave deklarata, heqja e dy modeleve të pensioneve të hershme të pleqërisë, të cilat mund të përdoren pjesërisht që nga mosha 60 vjeç, luajti gjithashtu një rol. Sistemi i pensioneve ndodhet nën presion.

Çelësi për zgjidhjen e problemit

Organizata e për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, OECD, pret barrë të konsiderueshme ndaj sistemit gjerman të pensioneve. Popullsia në moshë pune do të tkurret gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas një studimi të publikuar në fund të vitit 2025. “Zgjatja e jetës së punës do të jetë çelësi për financimin e pensioneve në të ardhmen”, këshillon OECD.

Pamje simbolike, tri gra të moshuara ulur
Popullata gjithnjë e më e moshuarFotografi: picture alliance / dpa

Kështu, mosha ligjore e daljes në pension mund të lidhet me jetëgjatësinë. Në të njëjtën kohë, modelet e daljes në pension të parakohshëm duhet të bëhen më pak tërheqëse.

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi ndryshime drastike në sistemin e sigurimeve të pensioneve në fillim të javës. Në të ardhmen, pensionet do të orientohen gjithnjë e më shumë drejt pjesës private të sigurimeve bazuar në investime kapitali./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com