Debate në seancën e GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, avokati Cakrani: Nuk ka vepër penale, çështja do bjerë
Seanca e fundit gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, u zhvillua me debate të forta.
“Debati ka qenë për të saktësuar personat dhe vendet, në mënyrë që gjykata të kuptojë për çfarë bëhet fjalë. Deri më sot, as gjykata nuk ka kuptuar gjë,” tha Cakrani, duke shtuar se pala mbrojtëse është detyruar të bëjë sqarime për të qartësuar relacionin e prokurorëve. Ai theksoi se shpesh pas paraqitjes së argumenteve, prokurorët përfundojnë me frazën “ky është mendimi ynë”.
Fraksion.com

