AktualitetBota+Të fundit

Bisedimet SHBA-Iran për programin bërthamor

Pavarësisht kërcënimeve reciproke bisedimet ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit do të fillojnë këtë javë. Sikurse njoftohet nga Irani, takimi është planifikuar të zhvillohet të premten (6.02.2026) në Oman.

SHBA-ja insiston që Irani t’i jepë fund pasurimit të uraniumit

Nga Irani thuhet, se synohet një tjetër takim nga ai që ka propozuar Turqia. Në bisedime duhet të trajtohet vetëm çështja e programit bërthamor iranian. Gjithashtu në bisedime duhet të marrin pjesë vetëm Irani dhe SHBA-ja.Zyrtari që dha këto informacion nuk dëshiron të identifikohet. Ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio deklaroi më parë, se përfaqësuesit e SHBA-së po punojnë, që takimi të zhvillohet këtë javë. SHBA-ja kërkon nga Irani në radhë të parë që t’i japë fundit procesit të pasurimit të uraniumit dhe të kufizojë programin e raketave. Irani e hedh poshtë këtë si një ndërhyrje në sovranitetin e tij, por njëkohësisht sinjalizon, gatishmërinë të paktën për bisedimet lidhur me mormarrëveshjet për programin bërthamor.

Sërish kërcënime nga Trump

Pak para bisedimeve të planiifkuara ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, presidenti i SHBA-së Donald Trump, iu adresua me fjalë paralajmëruese udhëheqësit më të lartë të vendit. I pyetur nga NBC Neës, nëse Ajatollah Ali Khamenei duhet të jetë i shqetësuar aktualisht, Trump u përgjigj: “Unë do të thoja, se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar.” Një arsye konkrete për këtë Trump nuk e përmendi direkt. Por ai iu referua bisedimeve që vendi i tij do të zhvillojë me Iranin. Ai tha, e ka dëgjuar, që Irani po përpiqet ta rindërtojë programin bërthamor, tha Trump duke iu përgjigjur pyetjes pasuese. Për një rast të tillë presidenti i SHBA-së kërcënoi, se do “t’i bëjë gjëra të këqia” Iranit./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com