AktualitetTë fundit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW dhe një automjet tip Renault Clio. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë në vendngjarje për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit Renault Clio, në pronësi të shtetasit Klevant Vasi, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com