Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Berisha: GJK është strofulla e fundit e hajdutëve! Shkelin ligjin dhe dinjitetin për urdhrat e Ramës
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është strofulla e fundit e hajdutëve të shqiptarëve.
Berisha: Dita e djeshme faktoi se GJK është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj. Në një akt ekstrem poshtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj, po faktojnë para syve tua se janë strofulla e fundit e narkoshtetit. Ata zotërinj e zonja, jo të gjithë sigurisht, dëshmojnë se janë të gatshëm të shkelmojnë ligjin Kushtetutën dhe moralin, vetëm për të zbatuar përulësisht urdhrat e Ramës.
Fraksion.com

