I akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj
Gjykata ka dhënë vendimin për Ilir Beqaraj, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Fushë-Krujë.
Ngjarja për të cilën u gjykua Beqaraj tronditi opinionin publik, pasi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, u qëllua për vdekje me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.
Prokuroria e kishte kërkuar dënimin e tij me mbi 23 vite burg, duke kombinuar masat për tri vepra penale: vrasje me paramendim, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.
Fraksion.com

